Dita e shtatë e Tetorit 2022 do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe stabil.
Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull afatshkurtër, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë. Ka gjasa që ketë vranësira të pakta të shtresave të larta. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Edhe për fundjavë na pret mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë gjatë orëve të ditës. Të dielën pasdite pritet të ketë shtim kalimtar të vranësirave, por pa reshje atmosferike.