Ish- lojtari i Trepçës ’89 dhe FC Drita, Arbnor Muja për herë të parë e ka nisur ndeshjen në FC Antwerp në Belgjikë, që nga minuta e parë.
Lideri i First Division A në Belgjikë, FC Antwerp është përballur me ekipin St. Trudien, të cilin e ka mundur me rezultat të pastër 2:0.
Muja që ka luajtur për 63 minuta, në këtë ndeshje është ndëshkuar me karton të verdhë, kurse ai është zëvendësuar nga Radja Nainggolan në minutën 63.
Pas 11 xhirove të zhvilluara, FC Antwerp është në pozitën e parë me 30 pikë, pesë më tepër se i dyti, Genk, ekip ky që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /kryelajmi.com/