Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës z. Enver Peci si dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore lidhur me temat e interesit të përbashkët, veçmas për tejkalimin e sfidave, fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit si dhe administrimin e një drejtësie efektive.
Të gjithë bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë angazhim dhe koordinim të shtuar në përmbushjen sa më efikase të përgjegjësive ligjore të institucioneve përkatëse.