Kontrata morale me Arbnor Morinën !!
Vërtet ne të mbështetëm pakufishëm,me të gjitha forcat tona,në të shumtën e rasteve duke dhënë përtej vetes tonë.
Ti asnjëherë nuk ishe i kënaqur me kushtet dhe ne gjithmonë besuam se klubi meriton një rrugë tjetër.
Kur ti hudhje një mal ankesash kundër ish kryesisë së KF Gjilanit ishim të vetmin ne që qëndronim pranë teje dhe lojtarëve.
Na njihje që ishim të etur për trofe prandaj na thoje se me lojtarët që kishe në dispozicion,nëse do të gëzonim stabilitet financiar me pak përforcime do të arrinim majat.
Kësisoj jduke parë një realitet të hidhur në klubin tonë u detyruam të zgjoheshim edhe kundër njerëzve të shtëpisë tonë.
Gjithcka u rregullua dhe u konsolidua.
Besimin tonë e gëzove pa masë edhe nga ata që vendosën të ndihmojnë klubin,prandaj mban frenat e klubit duke menaxhuar me gjithcka, dhe askujt tjetër nuk i adresohen as sukseset dhe as dështimet sepse ti je timonieri dhe struktura e vetme vendimmarrëse dhe udhëheqëse në klub.
Megjithatë, përkundër të gjitha vërejtjeve tona në proceset që u zhvilluan vitin e fundit në klub ne besuam se ti meriton rastin të provosh me të gjitha kushtet, dhe vazhduam të mbështesim kudo që Gjilani ishte, në të mirë e në të keq.
Por burrat i mbajnë premtimet, prandaj përkundër frustrimit nga ngjarjet e fundit dhe ndeshja e sotme ne dëshirojmë që të reflektosh dhe së paku përgjegjësisë tënde tia shtosh peshën morale sepse një qytet nuk mund ta gënjejmë.
Ne nuk dëshirojmë të shpalosim gjithcka nga ndodhitë në klubin tonë nën udhëheqjen tënde dhe shpresojmë që sdo të ketë nevojë.
Trajner Arbnor Morina, në mbrojtje të fjalës tënde ,në shenjë respekti për qytetin tonë, dashamirët e KF Gjilanit , Skifterave dhe të gjithë atyre që këtë klub e kanë një jetë , presim që të lirosh rrugë proceseve të reja në klub në ënyrë që Gjilani të nis një rrugëtim të ri drejt sukseseve.
Shpresojmë që je maftueshëm njerëzorë që përvojën tënde me me KF Gjilanin ta shohësh dhe kuptosh si një mundësi të mirë me të cilët nuk arrite të bësh historinë.