Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin Kurti për krizën ekonomike e energjetike në vend.
Ajo tha se kryeministri “si duket, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar”.
“Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara. Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat”, ka shkruar ajo.