“Në këtë apo në shekullin tjetër serbët do të zgjohen e do ta shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”, ka thënë ambassadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në Tv Happy, raportoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Duhet të arrihet normalizim i marrëdhënie në ndërkohë, tha Christipher Hill, dhe shtoi se duhet vazhduar me gjërat “që kanë rëndësi për njerëzit mesatarë”.
Shtetet Perëndimore i kërkojnë Beogradit dhe Prishtinës t’i përmbahen procesit të bisedimeve dhe të provojnë të ulin tensionet, vazhdoi ambasadori, ngase duhet krijohet hapësirë që ata të bisedojmë mes vete për të arritur te normalizimi i marrëdhënieve.
Pyetur nëse Kosova mund të krahasohet me territoret e aneksuara të Ukrainas nga Rusia, Hill tha se nuk ka ngjashmëri sepse Ukraina është në pozicion ndryshe.
“Fqinji i Ukrainës, Rusia, po e sulmon Ukrainën dhe në ndërkohë po ia anekson territoret. Ne s’kemi parë këso gjërash në fillim të shekullit 20’të”, tha ai dhe vlerësoi se situata është krejt tjetër me atë çfarë ndodhi në Kosovë para 23 viteve./Reporteri.net/