Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar Këshillin Politik, si organ këshillëdhënës i partisë.
Kjo sipas kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi, është bërë me vendim të Kryesisë së partisë.
Sipas tij, Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.
“Duke qenë dëshimtar direkt i kontributit të tyre, për mua është nder i madh që si Kryetar i PDK-së, tani në parti të kemi edhe Këshillin Politik me përbërje të tillë”, ka shkruar Krasniqi.
PDK sot shënon 23 vjetorin e themelimit.