Ish-kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, video këto që akuzojnë tanimë partitë opozitare për shkatërrimin e shtetit, e keqpërdorim me terminalet.
“Kurti disa herë ka ardhë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë për të më lutë me qeverisë bashkë. Nëse atëherë më ka cilësuar si zhvatës, keqpërdorues, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë dhe ka kërkuar që të qeverisim bashkë?”, ka thënë ai.
Më tej, Mustafa, ka deklaruar se djali që i është përmendur në videon e sotme të publikuar të LVV-së, ka qënë ai që e ka dërguar Kurti në Prapashticë të takohet me Mustafën.