Sot pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Herë pas here, vende-vende priten reshje mesatare deri të dendura shiu.
Temperaturat maksimale shënojnë rënie për shkak të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Nga e marta na pret mot me vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe riga ose vende-vende edhe rrebeshe lokale shiu, por intervalet pa reshje do të jenë më të gjata.