Maccabi Haifa e ka mposhtur Juventusin, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Omer Atzili, në minutën e 7′, derisa i njëjti lojtar pak para se të përfundonte pjesa e parë e dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Juventusi u mundua që ta ngushtojë epërsinë, por që pa arritur të gjejë në këtë ndeshje.
Maccabi edhe pas fitores renditet në vendin e fundit me tri pikë, me pikë të njëjta me Juventusin që renditet një pozitë më lartë. /Klankosova.tv/