Bashkë me kryetarët e degëve të PDK-së në Anamoravë, diskutuam për angazhimin e përbashkët politik në komunat Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërd dhe Kllokot.
Zgjedhjet vijnë shpejtë, Ne jemi të përkushtuar që me punë, bashkëpunim e kordinim të mirë në mes komunave tona, të ri-kthejmë besimin e qytetarëve përmes ofertës e cila buron nga ta.
PDK në Anamoravë do të bashkërendojë aktivitetet e strukturave tona, të cila do të jenë në funksion të fuqizimit tonë politik dhe rritjes së besimit qytetar në programin tonë të përbashkët qeverisës, e cila ofron zgjidhje të shumë problemeve të mëdha rajonale.
Ashtu sikur themelimi i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” gjatë qeverisjes së PDK-së në Anamoravë, Ne bashkarisht do të jemi promotor edhe i projekteve tjera të rëndësishme, që janë nevojë dhe ambicie e qytetarëve të regjionit tonë.
Vetëm në vitet kur komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe e Vitisë janë udhëhequr nga PDK-ja, ka pas përnime investime në projekte kapitale. Të tjerët e kanë problem edhe ti mirëmbajnë investimet e PDK-së, e lëre më për më shumë.
Bashkë mund të bëjmë më shumë !
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan
Bekim Azizi, kryetar i degës së PDK-së në Viti
Granit Berisha, kryetar i degës së PDK-së në Kamenicë
Selatin Nuhiu, kryetar i degës së PDK-së në Nobobërdë
Naser Shabani, kryetar i degës së PDK-së në Kllokot