Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova – janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë.
Gazetaret janë mirëpritur në aeroport ng Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Troitska dhe Solodovnikova – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në.