Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë.
Ai tha se pas konsultimit, nesër do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.
Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë.