Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media.
Sipas tij, Qeveria që ai udhëheq ia ka përmirësuar Kosovës imazhin dhe se tani nuk ka arsye për t’u përgatitur për skenare negative, përcjell teve1.info
“Për t’ia shtuar edhe më tej vlerën Kosovës dhe orientimit të saj është Qeveria jonë, e cila e ka përmiërsuar imazhin e Kosovës. Pra edhe ata që kanë qenë skeptik nuk kanë pse të jenë më skeptik, meqenëse edhe imazhi i Kosovës është përmirësuar dukshëm gjatë vitit 2021 dhe 2022. Prandaj edhe ne jemi optimist dhe nuk besoj që duhet të përgatitemi tash paraprkisht për skenare negative dhe nuk besoj që ka as arsye, as logjikë e as plane për kushte të reja”, tha ai në një konferencë për media.
Kurti foli edhe për propozimin franko-gjerman që është përfolur kohëve të fundit, por tha se një propozim të tillë për marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë nuk ka.
Kreu i Ekzekutivit shtoi se beson se BE-ja e ka kuptuar tashmë se kush është “në anën e drejtë edhe verore, edhe historike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”.