Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka deklaruar se në ditën e shtunë nuk do të mbahet mësimi për t’i kompensuar orët e humbura gjatë grevës, siç është paraparë me kalendarin shkollor të Ministrisë së Arsimit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj,tha në një konferencë për medie se një gjë e tillë është e paraparë me Kontratën Kolektive të Arsimit.
“Këtë të shtunë nuk do të ketë mësim mirëpo SBAHSK e ka treguar vazhdimisht atë atmosferën e dialogut të brendshëm, atmosferën e të drejtës së individëve për ta thënë të drejtën, ne nuk po urdhërojmë, ne anëtarësisë po i tregojmë që kontrata e thotë një gjë të tillë. Të gjithë mësimdhënësit pa urdhra, pa presione do të gjejnë mënyra që të bëjnë të pamundurën për të realizuar planprogramin e vitit shkollor por jo me presione, jo duke e shkelë ligjin. Nëni 34, pika 8 e Kontratës Kolektive e thotë një gjë të tillë”,tha Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut,tha se shpreson që javën e ardhshme do të ulen të gjitha palët për diskutim.
Sipas tij, këtë vendim e ka përkrahur edhe Asociacioni i Komunave dhe prindërit./teve1.info/