Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian ka filluar takimin në orën 14:30, ku në rend dite është edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Këtë ka konfirmuar zëdhënësja e presidences çeke në BE, Eva Hrncirova. Ajo bëri të ditur se pas këtij takimi nuk do të ketë konferencë për media.
“Takimi ka filluar në orën 14:30. Ne do të përpiqemi të marrim një deklaratë të shkurtër me shkrim për ju më pas. Është një takim vetëm në nivel pune, ndaj nuk planifikohen njoftime të tjera për shtyp apo mundësi mediatike”, bëri të ditur ajo.
Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën ka filluar një ditë pasi Komisioni Evropian publikoi raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces, shkruan tv1.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.