Gazetarja nga Brukseli, Xheraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.
“Nëse nuk mund të themi që ishte ditë pozitive, nuk mund të themi as që ishte ditë negative.” – komentoi më tej ajo.
“Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian“, vazhdoi ajo.