Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk parashihet ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.
Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
“Të premten, mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit. Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.