Analisti Shkëlzen Gashi është shprehur i nervozuar me ‘kushtin’ e ri francez që mund ta prolongojë vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai ka thënë se Kosova duhet t’i vë viza shteteve të BE-së dhe ta kushtëzojë me pjesëmarrje në dialogun me Serbinë dhe procese të tjera, deri në vendimin për liberalizim.
Ai ka thënë se qasja e BE-së ngjan me politikat e kafiterive që vendosin tabelat “E rezervuar”, për të evituar hyrjen e klientëve të padëshiruar në lokale.
“A e di çka të kujton kjo? A e ki pi na lokale në Prishtinë qysh i ki do tabelë që shkrun “e rezervuar”. Ai nuk është budallë me të thanë nuk lejohet hyrja për katundarë ose për njerëz që s’i pëlqejnë. Por e qet është e rezervuar dhe s’të le me hy. Kështu ta bën BE-ja ty, neve si shqiptarë”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.
Gashi ka thënë se kosovarët janë poshtëruar sot.
“Tash çka duhet me thënë tash? Kushte duhet m’i qitë ne tash BE-së. Nëse s’ka viza, s’ka dialog, s’ka kurgjo. Shumë më e rëndësishme se gjithçka tjetër është dinjiteti. Kjo na dallon prej kafshëve. Ma poshtërim të madh se ky që po na e bën BE-ja, s’ka ku me shku. Edhe këtë emision e kisha ndërpre dhe s’kisha folë hiç për viza: Bajuni, bajuni”, ka thënë ai.