Shkolla fillore “Nazim Hikmet”, në fshatin Dobërçan të Gjilanit, të mbajë mësim zëvendësues të shtunën.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook, të kësaj shkolle.
“Të nderuar prindër, të dashur nxënës, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nesër (datë 15.10.2022) do të punohet në zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimi do të zhvillohet me orarin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim.
NJOFTIM PËR MËSIM NË DITËN E SHTUNË
Të nderuar prindër, të dashur nxënës, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nesër (datë 15.10.2022) do të punohet në zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimi do të zhvillohet me orarin e ditës së enjte.
Nxënësit e klasëve të 9-ta nuk do të zëvendësojnë mësimin të shtuneve.
Ky njoftim vlen vetëm për nxënësit deri në klasën e 8-të.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Drejtori i shkollës