Sot pritet të kemi përmirësim gradual të motit. Gjatë ditës vranësirat do të largohen dhe priten intervale të gjata kohore me diell.
Edhe temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Të dielën edhe më ngrohtë në mesditë. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe nëpër disa lugina dhe ultësira me mjegull. Dita kryesisht stabile dhe e këndshme me shumë rreze diellore në gati tërë rajonin.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil dhe me intervale të gjata kohore me diell. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta, vende-vende me mjegull.