Kosova po e përmbyll konsolidimin e sektorit të drejtësisë, duke marrë përgjegjësitë e plota si rezultat i pjekurisë institucionale dhe rritjes së kapaciteteve profesionale.
Institucionet po e dëshmojnë aftësinë dhe vullnetin për t’i ofruar qytetarëve një sistem funksional, transparent dhe efikas të sundimit të ligjit. Me transferimin e përgjegjësive në sektorin e drejtësisë, nga institucionet ndërkombëtare te ato vendore, sigurohen kushtet dhe konfirmohen kapacitetet tona për të siguruar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, që do të jetë në shërbim të realizimit të aspiratave tona për një shtet të ndërtuar mbi parimet e drejtësisë dhe barazisë. HTH