Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar aksionin e Ministrisë së Infrastrukturës ku janë larguar reklamat e vendosura në autostradat e vendit.
Megjithatë, Mushkolaj ka thënë se ka kaluar një vit e gjysme qeverisje dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë.
“Për besë mjerim”, ka shkruar ai në Facebook.