MASHTI njoftoi se ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë të shtunave, mirëpo me këtë vendim nuk janë pajtuar SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Kjo po konsiderohet si ngarkesë për nxënësit, teksa Këshilli i Prindërve ka thënë se në shumicen e vendeve si: Belgjikë, Islandë, Japoni etj, duan të bëjnë vetëm katër ditë punë për mësimdhënësit në mënyrë që nxënësit most ë lodhen dhe mos t’u humb kreativiteti.
KP-ja ka thënë se në Kosovë po ndodh e kundërta, ata kanë vendosur që gjashtë ditë të punohet duke mos marrë parasyshë prindërit dhe nxënësit.
“Ne vazhdojmë të këshillojmë se politikbërja (sidomos në sistemin arsimor) e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterrues nga të gjitha palët hisedare e të interesit për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor.
Pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar ne do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta, me efekte shumëanshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre më këtë politikëbërje në arsim po cënohet dinjiteti njerëzor dhe intelektual i nxënësve.