Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka pezulluar drejtorin Sportiv të FC Dritës Valon Zymberin, për ushtrim të detyrës deri në kompletimin e lëndës.
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka treguar se pas përfundimit të ndeshjes mes Dukagjinit dhe FC Dritës, se Drejtori sportiv Valon Zymberi, ju është drejtuar gjyqtarëve: Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”.
Vendimi i Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “Drita”, Valon Zymberi. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 18.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.