Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se nesër në ora 09:00, do të intervistohet nga Policia e Kosovës, raporton Paparaci.
Por, ai tha se nuk ka informacione se në çfarë cilësie do të intervistohet pasi nuk di shumë hollësi.
“E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë! Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D”, tha ai.
Ai i u drejtua drejtorit të RTK-së që të përballet me të vërtetën, raporton Paparaci.
“Mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r’i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim…! Do të flasim me e mbiemra”, shkroi ai në Facebook.
Ai gjithashtu pati disa fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, pushtetin e keni, edhe ‘zallogat’ po, bash në krye të RTK-së, gojën nuk mund të ma ndalni, për asnjë çmim! Kot e keni!”, përfundoi Berisha, i cili ditë më parë njoftoi se i është shkëputur kontrata me RTK-në.