Ali Çerkinaj, babai i të riut që u rrah brutalisht në Pejë ka folur lidhur me atë rast.
Ai tha se gjithçka kishte nisur nga një rrokje me krah teksa përfundoi me rrahje brutale të djalit të tij nga disa persona të panjohur, raporton Indeksonline.
“Djali im është sulmu para 1 jave nga persona të panjofshëm. Siç mka thanë djali, ka pas shtymje me krah dhe aty janë fjalos. Djali ka thane se ka pas numër të madh të personave. Mas ni kohe djali ka ardh në shpi dhe ka tregu, pas 3-4 dite e kanë thirr në gjykatë në Pejë. I kom ba rigja djalit, që rastin të ia fal. Djali ia ka fal rastin ne gjykatë. Djalin e kanë dërgu në spital atë ditë. Ia falëm rastin, mirë në rregull, gjykata i ka liru. Djali u ardh në shpi, pas 3 dite kan postu ne Facebook se si e kanë rreh djali, ky është nënçmim, ne ia falëm. I ikëm situtatës mos të bëhet më keq. Këta postun në Facebook, ia hupën autoritetin djalit. Tash kem thirrje të sebepeve, çka ka ndodh. Djali atë ditë ka ardh te shpia i lëndun, i kemi dokumentet e mjekut. Ata nuk kanë kërku falje as nuk janë ardh me u marrë vesh…”, tha ai në Klan Kosova.