Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri Ekzekutiv në KRU “Hidromorava” SH.A.
Gjilan, 20 tetor 2022 – Sot në prani të Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Kompanisë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit të ri të KRU“Hidromorava”, Ymer Salihu nga U.D Kryeshefi i deritanishëm, Granit Sylejmani.
Z.Sylejmani i uroi mirëseardhje Kryeshefit të ri dhe i dorëzoi një raport dorëzim-pranimi të detyrës. Kryeshefi i ri falenderoi UD/KE për punën e bërë dhe Bordin e Drejtorëve për besimin e dhënë për të drejtuar Kompaninë.