Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e padijshme.
Ai duke komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekruan Murati, për çmimin e një litri vaj të importuar dhe çmimin e shtijës tha se një ministër i tillë sot duhet të shkojë në shtëpi.
Abdixhiku në fjalimin e tij në Kuvend, ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale tha se rezultat i mosveprimit të Qeverisë sot shkala e inflacionit është 20 përqind.
“Një ministër si Hekuran Murati sot duhet të shkojë në shtëpi. Një shtëpi e paditur Qeveri. Mosveprimi i juaj për shkak të krizës së jashtme ka pru inflacionin 20%”, tha Abdixhiku, raporton teve1.info.
Ai duke folur për Projektligjin tha se është i anti-Kushtetues dhe kjo do të vërtetohet nëse kushdo e dërgon në gjykatë.