Sot pritet të mbajë mot kryeisisht i kthjellët dhe me diell.
Mëngjesi pritet të jetë mjafti i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta në disa rajone. Gjatë ditës rritje e temperaturave, ndërsa pasdite vonë mund të ketë vranësira të larta.
Temperatura minimale pritet të ulet deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 18 gradë Celsius.
Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturave ditore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Edhe temperaturat minimale pritet të shënojnë rritje. Pritne rreze të shumta diellore, por nganjëherë edhe vranësira kryesisht të shtresave të larta.