Nysret Haziri dhe Kaula Haziri janë dy garues që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Kampionve të Europës në sportin e bowling-ut që do të mbahet në Çeki nga 24 tetor deri me 30 tetor. Kjo është pjesëmarrja e parë e Kosovës me dy garues në të dyja konkurencat në një turne të rangut të tillë.
Në këtë garë marrin pjesë të gjithë kampionet e shteteve anëtare të federatës së bowlingut, dhe ndryshe njihet si liga e kampioneve e këtij sporti.
Nysret Haziri kishte garuar edhe me parë në këtë kampionat gjatë vitit 2018, kurse për vajzën e tij Kaula do të jetë pjesëmarrja e parë.
Kjo garë ndryshe njihet si liga e kampioneve në sportin e bowlingut