Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale.
Erërat jugore dhe jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht duke kushtëzuar rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Ditëve të ardhshme na pret mot edhe më i ngrohtë dhe me shumë rreze diellore, por edhe me vranësira të herëpashershme.
Rrymimet ajrore nga jugu do të fuqizohen dhe së bashku me intervalet e gjata kohore me diell do të kushtëzojnë ditë të ngrohta për këtë periudhë kohore.
Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të arrijnë deri në 25- 26 gradë Celsius e në Shqipëri deri në 28 gradë Celsius e ndoshta edhe ndonjë gradë më lartë.