Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në kryeqytet, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është hedhur nga një ndërtesë.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
/GazetaSinjali/