Futbollisti i Gjilanit, Përparim Islami ka pësuar një lëndim mjaft të rëndë në fytyrë në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.
Ishte minuta e pestë, kur Lulzim Peci i ’89-shit duke dashur ta largojë topin, e goditi në fytyrë mbrojtësin e gjilanasve, shkruan Gazeta Olle.
Duket se ai mori një tronditje pas goditjes, pasi ra menjëherë në tokë, ndonëse dukej se goditja nuk ishte e qëllimshme.
Peci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit në VAR.
Në anën tjetër, Islami u largua me ambulancë për të marrë trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Olle/