📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝐆𝐉𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐙𝐄𝐊𝐈𝐑𝐈𝐉𝐀 𝐑𝐀𝐌𝐀𝐃𝐀𝐍𝐈𝐓!
Sport Club Gjilani njofton se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampional ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore.
Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera.
Të gjithë në SC Gjilani e presin Ramadanin t’i bashkohet ekipit në seancën e radhës stërvitore në përgatitjet për ndeshjen kampionale ndaj KF Dukagjini.