Koordinator për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë apo qeverisë nën hije, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të informatave rreth skemës “çdo shtëpi nga një të punësuar”.
Mustafa ka thënë se ka më shumë se tre muaj dhe Qeveria nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë skemë.
Ai thotë se qeveria po hesht sikur të mos ekzistonte një skemë e tillë.
“Qëndrimi jonë se kjo skemë nuk pritej të ishte efektive dhe se më tepër ishte paraqitur para publikut për qëllime populliste po del të ketë qenë i drejtë.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Kanë kaluar më tepër se tre muaj që nga lansimi i skemës së subvencionimit të përkohshëm të punësimit me moton “çdo shtëpi nga një të punësuar” dhe ende nuk kemi asnjë njoftim nga Qeveria lidhur me suksesin e kësaj skeme.
Qeveria ka zgjedhur të heshtë sikur fare të mos ekzistonte një skemë e tillë.
Qëndrimi jonë se kjo skemë nuk pritej të ishte efektive dhe se më tepër ishte paraqitur para publikut për qëllime populliste po del të ketë qenë i drejtë.