Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se rangimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, tregon angazhimin e qeverisë dhe përkushimin në fushën e sundimit të ligjit.
Bislimi, mes tjerash, thotë se ky vlerësim pozitiv është i rëndësishëm ashtu si vitin e shkuar, njofton Klankosova.tv.
“Sipas raportit më të fundit të publikuar nga World Justice Project, Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rankimin e përgjithshëm”.
“Si Qeveri, mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë në fushën e sundimit të ligjit. Rikonfirmojmë vlerësimin pozitiv si në vitin e shkuar, nga ky projekt” ka shkruar Bislimi në Facebook.