U arrestua një mashkull nga Vitia pasi ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë të mitur.
Mirëpo, fillimisht rasti i së miturës ishte raportuar si person i zhdukur.
Pas konsultimit të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima u dërgua në IML për ekzaminim mjekësor.
Rasti vazhdon të hetime të rregullta, raporton teve1.info.
“Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, raporti 24 orësh i policisë.