Dy persona janë arrestuar për mashtrim me bileta.
Sipas njoftimit të PK-së në xhirollogaritë e tyre janë transferuar 60 mijë euro gjatë vitit 2021-2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta për udhëtim nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas udhëtime këto që nuk kishin ndodhur.
“Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.