Në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për banorët e fshatit Livoç i Ulët të Komunës së Gjilanit, si dhe kushteve sa më të përshtatshme të punës, ka filluar renovimi i ambulancës.
Përmes një komunikatë në ‘facebook’, Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, ka thënë se intervenimet e tilla në këtë objekt nuk kanë ndodhur më parë.
Shkrimi i plotë:
Vazhdojmë me renovimet nëpër Qendrat dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare.
Kësaj radhe në Ambulancën e fshatit Livoç të Ulët.
Intervenimet e tilla në këtë objekt nuk kanë ndodhur më parë.
Do të investojmë akoma më shumë, edhe në aspektin teknik të objekteve, por edhe në atë përmbajtësor kualitativ, në ngritjen e shërbimeve profesionale dhe trajnimet për stafin shëndetësor.
Punë të mira po bëjmë! 🌻