Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje partive opozitare për të krijuar një front të përbashkët demokratik, kundër “një grupi njerëzish”, duke iu referuar Qeverisë aktuale.
Sipas tij, Kosova qeveriset nga një grup njerëzish të pa përgjegjshëm, e pa vizion.
“Kosova sot ballafaqohet me situatë të çuditshme. Janë njerëz që flasin e mashtrojnë. Kosovën e kanë futur në një rrugë pa krye. Sot janë në krye të shtetit mohuesit e shtetit të Kosovës. Prandaj sot na u ka dashtë të mblidhemi në këtë konventë politike “Veprat flasin” e ne jemi veprat bashkë. Kosova qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion. Sot kemi qeveri pa plan e pa program. Qeveria ka humbur komunikim me qytetarët e partnerë të vet”, ka thënë Limaj në Konvetën Politike “Veprat flasin”.
Tutje Limaj tha se duhet ta shërojnë helmin që e ka ngriur njo qeveri tek qytetarët, teksa përmendi edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, ku tha se këto marrëdhënie duhet të normalizohen, shkruan teve1.info
“Kjo qeveri e ka futur Kosovën në një qorr sokak. Unë bëjë thirrje për një fron të përbashkët politik. Na duhet të shërojmë këtë helm që e ka ngritur kjo qeveri te qytetarët. Na duhet që ti kthejmë miqtë e partnerët tanë. Na duhet ti normalizojmë marrëdhëniet me Shqipërinë”,ka thënë Limaj
“Para nesh qëndrojnë veprat e pas nesh qëndrojnë gatishmëria besimi e premtimi për të vazhduar me vepra edhe më të mëdha për atdheun tonë, Kosovën”, shtoi ai.
Limaj ka paralajmëruar edhe lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.