Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se është ateist dhe se nuk pret vota nga besimtarët.
Ai deklaroi se nuk është kundër feve, si asaj myslimane, apo edhe katolike.
Veç kësaj, Molliqaj shtoi se partia që ai drejton, nuk është ateiste, është sekulariste.
“Unë nuk jam kundër fesë as myslimane, as asaj katolike. Për mua është e rëndësishme ajo që e kam thanë, unë jam ateist, por PSD-ja nuk është ateiste, PSD-ja është sekulariste…Unë nuk pres vota prej besimtarëve, pas kësaj deklarate”, ka thënë ai në Politiko.