Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar me shumicë votash vazhdimin e masave emergjente në energji edhe për 30 ditë.
Ndërkohë me propozim të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila që njëherësh është anëtare e Komisionit, aty u votua me shumicë votash që këto masa emergjente të shqyrtohen me 8 nëntor në seancë plenare në orën 10 e 30, vetëm 30 minua para një seance tjetër të paraparë më herët.