Rapsodi gjilanas Xhemajl Berisha, së fundmi ka publikuar një këngë kushtuar autostradës Gjilan-Prishtinë.
Xhemajl Berisha, ka publikuar tekstin e këngës, me titull “Autostrada Lipjan Gjilan”, në disa vargje të shkruara këngëtari gjilanas thotë:
“I shkrova vargjet me histori.
Le ta dinë brezi i ri.
Vujtjet tona mos ti harrojmë.
Neper breza ti rrespektojmë.
Sot kjo rrugë çoft e mbarë.
Perfundoft sa ma parë”.
Teksti i këngës nga rapsodi gjilanas Xhemajl Berisha(Pa ndërhyrje):
Autostrada Lipjan Gjilan
Neper fusha rranzè Atedheut.
Neper male rranzè Memèdheut.
Neper fusha te Lipjanit.
Neper male te Gjilanit.
Kah u derdh gjaku nè bjeshkè t’Zhegofcit
Autostrada e nderit te kombit.
Ishte rrugè me shumè mundime.
Me shumè vujtje dhe kujtime.
Shumè familje neper breza.
Paten mund edhe hjeka.
Pa pas mjete per transport.
Neper shi e nepe borè.
Neper familje tuj vizitue.
N’kamb ket rrugè e kanè kalue.
Si per gezime,halle dhe derte.
Veshtirèsi dhe siklete.
Me kujtohet sikur sot.
Si femij te dajtè n’Zhegofcè.
Po ju tregoj me deshmi.
I kam provue qe nè rini.
Isha nxanès ne Gjilan.
Shumè i rrugètovanè keto anè.
I shkrova vargjet me histori.
Le ta dinè brezi i ri.
Vujtjet tona mos ti harrojmè.
Neper breza ti rrespektojmè.
Sot kjo rrugè çoft e mbarè.
Perfundoft sa ma parè.
Me hakikat kush e punoftè.
Zoti i madh e shperbleftè.
02.11.2022. Xhemajl Berisha