Sonte mirëpritëm në një tryezë diskutimi nënkryetarin e PDK-së z.Uran Ismaili, së bashku me znj. Besa Kabashi, eksperte e sigurisë dhe udhëheqëse e departamentit në kabinetin për qeverisje të mirë.
Bashkëbiseduam rreth tri projekteve aktive, të cilat në nivel vendi po realizohen në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.
🔹Ekipi aktiv i qeverisjes së mirë
🔹Projekti 50/50
🔹Zgjedhjet në Rininë Demokratike
Ndërlidhja e fuqishme në mes forcimit të rolit të Rinisë, dhe krijimi i bindjes që përmes projektit 50/50, krijojmë barazinë gjinore në çdo kuptim.
Ne vazhdojmë të punojmë fuqishëm në krijimin e hapësirës për veprim, besimin në angazhim e përgjegjësinë në vendimmarrje.
Të gjithë bashkë për vlerat demokratike, që karakter bazë kanë zhvillimin kualitativ të jetës në çdo dimension.
Duke vepruar kështu së bashku rikthejmë motivin për angazhim e organizim, e si ekip të punojmë drejt suksesit e fitoreve!