Kirurgët e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës kanë reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani pasi kjo e fundit anashkaloi spitalin publik dhe shkoi për t’u operuar në një spital privat.
Në reagimin e publikuar nga gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia, thuhet se presidentja Osmani as nuk është konsultuar me personelin udhëheqës të SHSKUK-së, përcjell Jepi zë.
Tutje thuhet se intervenimi që bëri presidentja në spital privat është rutinë ditore që nga viti 1999 në QKUK me përqindje të suksesit 99,9%.
Kirurgët janë shprehur të injoruar e të nënçmuar nga ky veprim i presidencës por megjithatë i kanë uruar shëndet duke shpresuar se nuk do përsëriten raste të tilla.