Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.
Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë
Qytetarët që kanë ndonjë informatë për ta mund të lajmërohet në: Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP dhe e-mail adresa info@kosovopolice.com.