Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se kryeministrit aktual të Kosoves, Albin Kurti, po i vjen fundi. Krasniqi tha se Kosovën do ta drejtojë ai.
Në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini, Memli Krasniqi tha se mënyra e të bërit politikë siç bën Kurti po i vjen fundi.
Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij do të vije një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi.
““Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, çasje dhe tjetër vizioni” – tha Krasniqi.
Ai shtoi se në politikën e re të drejtuar nga ai nuk do të ketë konkurrencë dhe përçarje.
“Do të ketë konkurrencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim” – nënvizoi Krasniqi.
Krahas kësaj, Krasniqi ka thënë që me prezencën e Kurtit në politikë nga viti 1997, shumica e votueseve të tij nuk kanë qenë të gjallë.
“Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë… Albin Kurti është në politikë prej 1997”.