873 qortime janë dhënë që nga hyrja në fuqi e vendimit për qytetarët serbë që nuk kanë ndërruar targat në RKS. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti ka njoftuar se deri tani ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë, përcjell teve1.info
Më 28 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për qytetarët serbë pas mosndërrimit të targave në RKS. Sipas këtij vendimi filluar nga data 1 nëntor deri në datën 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të përdoren targa provuese për dy muaj të tjerë. Kurse pas 21 prillit nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Kosovë.
Ndërkaq sot, përfaqësuesit serb në institucionet e Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Ky vendim ka ardhur pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS. /Teve1.info/