Një ditë para derbit, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐅𝐂 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 kryetrajneri, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti, 𝑨𝒍𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒋𝒛𝒆𝒓𝒂𝒋 folën para gazetarëve për pëtgatitjet dhe pritjet nga ky takim.
“Përballje e fortë, një skuadër që luan në mënyra të ndryshme ndaj së cilës duhet të tregojmë karakter”, ishin fjalët e para të kryetrajnerit, 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
“Jam munduar që gjatë javës të përgatis skuadrën sepse vijmë pas një humbje, por duhet të tregojmë karakter. Nuk duhet të harrojmë edhe pozitën që kemi, sepse realisht jemi kryesues, por ndeshja e nesërme do të jetë jashtëzakonisht e fortë. Na pret një ndeshje e rëndësishme, por jo dhe vendimtare sepse kampionati është i gjatë. Kishim ecuri të mirë, por tani duhet të tregojmë autoritetin dhe personalitetin tonë dhe të kthehemi te fitorja. Nië ndeshje shumë e mirë nesër për të treguar cilësitë tona, uroj të shohim futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që kanë më së shumti kualitet”, ka thënë 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Optimist u shpreh edhe futbollisti 𝑨𝒋𝒛𝒆𝒓𝒂𝒋, i cili theksoi se atmosfera në grup është e mirë dhe fokusi është te fitorja.
“Disponimi dhe atmosfera është gjithmonë e mirë pavarësisht humbjes. Ajo është harru dhe lënë anash dhe fokusin e kemi për ndeshjen e rradhës. Secili mundohet të jap më të mirën si unë ashtu edhe bashkëlojtarët. Deri më tani kemi shënuar fitore dhe gola, por ndonjëherë nuk shkon nuk është dita jonë, por besoj që fitoret dhe golat do të vijnë”, ka thënë 𝑨𝒋𝒛𝒆𝒓𝒂𝒋.
Gjatë konferencës u diskutua për ndeshjen e kaluar dhe rezultatin, për çka trajneri ynë tha se nuk humbet energji për diçka që ka kaluar, sepse nuk mund të kthejmë asgjë, por skuadra përqendrohet të mos bëjë gabime te tjetra.
“Kemi përgjegjësi dhe pas çdo humbje jam unë fajtori, kurse për fitore janë meritorë futbollistët. Derisa skuadra kryeson klasifikimin dhe është brenda objektivave, ne mund edhe të humbasim, por e rëndësishme është në fund se në cfarë pozite do jesh. Skuadra do ketë ulje dhe ngritje gjatë rrugës, por duhet të vazhdojmë rrugën dhe të tregojmë potencialin tonë”, theksoi kryetrajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Për ndeshjen e nesërme, trajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 tha gjithashtu se niset gjithmonë me mendim pozitiv, “gjithmonë mendoj pozitivisht, mendoj se duhet të fitohet takimi, e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë, do të përqendrohemi gjatë 90 minutave pastaj do t’ia lëmë ndeshjes”, u pergjigj trajneri i FC DRITA.
Ai u pyet për reflektim individual, për çka u shpreh se për çdo vendim do të koordinohet me drejtuesit e klubit.
“Asnjë vendim nuk do të marrë pa u koordinuar me drejtuesit, sepse nuk dua ta zhgënjej asnjërin. Do e gjejmë zgjidhjen për të mirën e klubit, sepse tashmë po kaloj 4 vite me klubin. Gjithmonë do të konsultohem me drejtuesit e klubit dhe nëse vendosim se trajneri duhet të lëvizë atëherë do ta bëjmë atë. Por, personalisht mendoj se jemi duke bërë një punë të jashtëzakonshme, jemi në vend të parë, të vazhdojmë, të përqëndrohemi dhe në fund do të bëhen llogarit”, përfundoi 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Se do të luftojnë deri në fund dhe po punojnë në përmirësim e sipër e konfirmoi dhe e përsëriti edhe futbollisti, 𝑨𝒍𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒋𝒛𝒆𝒓𝒂𝒋.
“Ne punojmë çdo ditë për ngritje të nivelit, për t’u përmirësuar dhe të arrijmë formën më të mirë. Besoj që nga nesër do të kthehemi në lojën tonë dhe rrugën e duhur”, potencoi 𝑨𝒋𝒛𝒆𝒓𝒂𝒋.
Për ta ndjekur konferencën në tërësi atë mund ta gjeni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/gCdzoif6Md/
Ndeshja 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐅𝐂 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 zhvillohet të dielën, ora 𝟏𝟑:𝟎𝟎 në Stadiumi ndihmës (te rrethi).